Tirana në Rrogozhinë, Partizani do suksesin e radhës

Java e 11-të Abissnet Superiore ecën sot me tri takime të tjera. Pas fitores tenistike të Laçit ndaj Dinamos dje në stadiumin ‘Laçi’ (5-0) dhe barazimit të Teutës me Vllazninë 1-1 në ‘Elbasan Arena’, e shtuna servir duele interesante në program në 13.45 dhe 16:45.

Kështu Egnatia e shndërruar në një skuadër që pret të njohë stafin e ri teknik, do të presë Tiranën e Orges Shehit në ‘Egnatia Arena’. Janë pesë takime pa fitore për debutuesit duke zbritur dukshën në tabelë ndërsa në një moment jo të mirë dhe bardheblutë që vijnë sot pas dy javëve radhazi me vetëm një pikë të fituar. Në Rrogozhinë gjykon Enea Jorgji.

Në Kamëz, po në 13:45, Kastrioti pret skuadrën më në formë të momentit, Kukësin. Ecejaket e krutanëve në këtë edicion kanë rezultuar larg objektivit të klubit duke precepituar në fund të renditjes. Kukësi i etur për tri pikë të radhës. Andi Koçi do udhëheqë trupën e gjyqtarëve.

Ndërkaq java mbyllet me sfidën e ‘Air Albania Stadium’ ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut. Kjo përballje pritet të ofrojë emocione të forta pasi si Partizani ashtu dhe Skënderbeu, kanë deklaruar para takimit se kërkojnë maksimumin.

Natyrisht te kampi i kuq janë të vetëdijshëm se çdo rezultat tjetër veç fitores, do t’i komplikonte jo pak objektivat e afërm të klubit. Ngjitja me shpejtësi drejt kreut mision që Ilir Daja e ka konsideruar më shumë se detyrim.

Te korçarët Migen Memelli kërkon vazhdimësi. Tri takime me një fitore dhe dy barazime, jo keq. Gjithësesi, Skënderbeu endet akoma në zonën e fundit të tabelës.

E veçanta vjen nga dizenjimi i trupës së gjyqtarëve. Arbitër kryesor do të jetë Olsion Yzeiraj./Sportiim.al/

Java e 11-të, Abissnet Superiore:

13:45 Egnatia- Tirana

13:45 Kastrioti- Kukësi (Kamëz)

16:45 Partizani- Skënderbeu (Air Albania Stadium)

Të luajtura :

Laçi- Dinamo 5-0

Teuta- Vllaznia 1-1 (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!