Broja, goli klasik ndaj Brajton

Sërish Armando Broja me një supergol në Premier League. Sulmuesi kuqezi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin anglez të futbollit. Sot, titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka falur. Në rastin e parë të vërtetë ka shënuar duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të.

Një top i fituar në mesfushë, kthehet në asist për Brojën i cili spostohet me klas në zonë për të dhënë goditjen e kalibruar. I treti sezonal për lojtarin shqiptar i cili është në pronësi të Çelsit.

Për të ardhur keq që Sauthempton nuk ia doli të marrë tri pikë pasi miqtë e Brajton, barazuan në minutën e 98′-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!