‘Barça Jo’, Bajern ‘klasik’, Uest Hem mund Çelsin, Inter 3 gola Romës

Siti merr vendin e parë në Premier, Liverpul i dyti. Në La Liga, Reali nis shkëputjen, Seria A kalon në ‘Milano’

Premier League befasia e madhe dites vjen nga derbi i vogël i Londrës. Uest Hem thyen Çelsin 3-2. Fiton Siti 1-3 ndaj Uatford në transfertë. Edhe Liverpul fiton në kohën shtesë ndaj Uolves 0-1. Sauthempton barazoi 1-1 me Brajton ( gol Broja për Shenjëtorët). Thuajse historike fitorja e Njukasëll ndaj Bërnlit 1-0.

Bundesligë, klasikja gjermane Dortmund- Bajern Mynih, mbyllet 2-3 për ekipin e Nagelsman, Dy gola i shënoi Levandovski. Haland realizoi njërin nga golat verdhezi.

Disfatë e pashembullt e Barcelonës në La Liga me Ksavin në timon. Në ‘Camp Nou’, Barcelona këtë herë, u mund nga Betis Sevilje 0-1. Dështon dhe Atletiko Madrid në ‘Wandametropolitano’. E thyen Majorka 1-2. Sevilja kaloi Vijarealin 1-0 ndërsa Sociedad- Real 0-2.

Seria A, Milan fiton 2-0 me Salernitanën. Inter i shënon 3 gola Romës në Olimpico ndërsa Napoli- Atalanta 2-3.

Klasifikimi në krye; Milan 38 pikë, Inter 37, Napoli 36, Atalanta 34./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!