“Tofik Jashari” gati, FSHF e zyrtarizon

Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qeveria e futbollit shqiptar po bën disa investime për përmirësimin e infrastrukturës në vend, teksa së fundmi ka bërë rimbjelljen e fushës “Tofik Jashari” në qytetin e Shijakut.

Gjithashtu, fusha e këtij stadiumi është pajisur me një impiant vaditjeje, teksa Federata e Futbollit ka ndërhyrë edhe në vendosjen e stolave të rinj në tribunën kryesore, duke i dhënë një tjetër pamje këtij stadiumi ku luan klubi i Erzenit, që pritet të rikthehet e të luajë në fushën tashmë në gjendje perfekte pas përfundimit të punës.

Federata Shqiptare e Futbollit po bën disa investime njëkohësisht, duke ndërtuar stadiume të reja, siç është stadiumi i Kukësit, një investim i FSHF-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që pritet të inagurohet së shpejti.

Ndërkaq , Federata e Futbollit po investon në stadiumin e qytetit të Bulqizës si dhe investimet në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, po ndërhyn në rinovimin e disa fushave, siç është ajo e stadiumit “Niko Dovana” e “Reshit Rusi”, por edhe në disa komplekse, si kompleksi “Partizani”, si dhe në komplekset stërvitore të klubeve të futbollit Tirana dhe Teuta.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!