Kryeredaktori: Votova Levën, Mesi e meritoi

France Football, po mendon një tjetër ‘Top të Artë’ për Levandovskin..

Kryeredaktori i revistës së njohur franceze ‘France Football, Paskal Ferre zbuloi në një intervistë se po merr në në konsideratë një tjetër Top të Artë: E gjitha pas zhurmës së madhe mediatike që u bë pas akordimit të trofeut Lionel Mesit dhe jo Robert Levandovskit.

Polaku i Bajernit ishte absolut një vit më parë por francezja për shkak të pandemisë Koronavirus, anuloi eventin e 2020-ës.

Levandovski…

Nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Po e mendojmë, por në të njëjtën kohë duhet të respektojmë traditën e Topit të Artë, që bazohet te votimi. Ajo që tha Mesi ishte diçka inteligjente, pasi vitin e kaluar e meritoi Leva. Sa i përket votimit tim personal, zgjodha Levandowskin. Megjithatë mendoj se e meritoi Mesi”

Ndërkohë gjatë ceremonisë u kujtuan dy legjenda të futbollit si Diego Armando Maradona e Gerd Myler, po Paolo Rosi?

Më vjen keq që çdo detaj i ceremonisë shikohet për të bërë polemikë. Ajo e Paolo Rossit ishte një harresë njerëzore, një detaj që na shpëtoi, megjithatë po qe nevoja, flas edhe me familjarët e tij për t’u kërkuar ndjesë”, tha Paskal Ferre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!