Liverpul fiton derbin, ndalet Napoli, ecën Real Madrid

Fiton Reali 1-0 ndaj Bilbaos dhe vijon i qetë kryesimin në La Liga. Goli i vetëm i takimit u shënua në të 40′ nga Benzema.

Ndeshje spektakolare në “Goodison Park’ në derbin liverpulas aty ku ‘Reds’-at e Liverpul, triumfuan 1-4 ndaj Evertonit të Rafa Benitez. Po në Premier League, Çelsi e Siti fitojnë jashtë fushe jo pa vështirësi njësoj 1-2.

Uolves- Bërnli 0-0, Sauthempton me Brojën e ardhur nga stoli, barazon 2-2 me Lester ndërsa Uest Hem- Brajton 1-1.

Seria A njeh fitoren 0-3 të Milanit ndaj Xhenovas, ndalet Napoli në fushën e Sasuolos 2-2, Inter- Specia 2-0. Në 18:00, Bolonja mundi Romën 1-0.

Ligë 1, Mesi me PSG e tij, nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Nicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!