Spektakël i Kukësit, Dinamo fitore e “Pirros”

Në Laç: Kukësi- Egnatia 2-0 ( Basha 53′, Milunoviç 84′)

Në Elbasan: Dinamo- Kastrioti 1-0 (Ibraimi 66′)

Ky Kukës shfaqet spektakolar dhe i frikshëm. Së paku në këtë fazë të kampionatit teksa sikundër në 10-të javë të shkuara edhe sot në Laç ndaj Egnatias, ka dominuar në lojë, shënuar dy gola e gjetur edhe një të tretë të anuluar.Por dhe dy shtylla, tregojnë se skuadra zbavit në fushë dhe merr atë që do.

Për Egnatian pa Pedro Auguston në fushë, nisin ethet e qëndrimit pasi dhe pas ndeshjes trajneri Magani e tha me zë të lartë, se skuadra për momentin ka probleme.

Dinamo ia del ti marrë më të mirën takimit me krutanët në ‘Elbasan Arena’. Skuadra e Shkëmbit vuajti goxha përballë grintës së Kastriotit dhe nëse nuk do të kishte një lojtar si Agim Ibraimi por dhe një Edvan Bakaj në portë, blutë do ktheheshin në kryeqytet me një ose pa pikë.

“Na shpëtoi Bakaj tha Shkëbmi në fund. Ne kishim nevojë për pikët dhe i morëm”.Kastrioti u shfaq i fortë por në fund vlejnë pikët. Ata i mungojnë krutanëve.Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!