Napoli humb në Moskë, rrezikon …

Napoli bie 2-1 ndaj Spartak Moskës dhe u jep shansin skuadrave të tjera të Grupit C në Europa League të sulmojnë dy biletat e para. Spaletti shfaqet pa Osimhen, Insinje, Anguiza dhe Politano të padisponueshëm dhe për pasojë zgjedh Petanja në qendër të sulmit, me Lozano-Mertens-Elmas në mbështetje të tij.
Nuk ka kohë as për t’u ngrohur nën borën e Moskës dhe Napoli u fut në telashe: Lobotka kap Promes teksa hyn në zonën e rreptësisë, Turpin akordon penallti. Sobolev nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë ishte minuta e tretë. Në minutën e 28-të vjen goli i dytë me të njëjtin autor Sobolev.
Në pjesën e dytë Elif Elmas shkurton shifrat në të 64′ por vetëm aq pasi moskovitët ruajtën rezultatin deri në fund. Spartak në vend të parë. Rrahmani u fut në fushë në 12 minuta nga fundi i takimit. Napoli me këtë humbje, rrezikon të spostohet në Conference League.