Milan rihap Grupin B, Real e Inter sigurojnë biletën
Milan shfaqet skuadër e madhe ndaj Atletikos në ‘Wanda Metropolitana’ duke shënuar një gol mjaft të bukur në fund të takimit me Mesias në të 87′. Kjo ka bërë që Grupi B të mbahet pezull sa i takon biletës së dytë. Java e fundit e gjitha e ‘pamëshirshme’. Porto, Milan, Atletiko në valle.
Në Grupin A enigmat zgjidhën, Siti e PSG me tej.
Me Ajaks të kualifikuar që herët, Grupi C transformohet totalisht pas fitores së Sportingut ndaj Dortmundit 3-1. Portugezët të dytët me 9 pikë.
Reali shpartallon Sherifin në Tiraspol dhe kualifikohet si kokë e Grupit D. Bashkë me të dhe Inter.
Rezultatet sot, Liga e Kampionëve:
Beshiktash-Ajaks 1-2
Inter -Shahtjor Donjetsk 2-0
Mançester Siti- PSG 2-1
Klub Bryzh-Lajpcig 0-5
Atletiko Madrid- Milan 0-1
Liverpul- Porto 2-0
Sporting Lisbonë-Dortmund 3-1
Sherif Tiraspol- Real Madrid 0-3 /Sportiim.al/