Hamilton vendos në presion Verstapen

Xhani Infantino, Presidenti i FIFA-s dhe Zhan Todt i FIA, paradë në Katar.

Me dy gara nga fundi i Botërorit të Formula 1 titulli kampion mes Verstapen dhe Hamilton bëhët mjaft intrigues. Dhe merita i takon britanikut të Mercedes i cili sot në pistën e Katarit merr vendin e parë. Luis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh duke ngushtuar në tetë pikë diferencën me rivalin e tij, Maks Verstapen.

Holandezi pas penalizimit gjatë provave zyrtare u nis i 7-ti por brenda pak xhirove ia doli të marrë vendin e dytë Megjithatë Hamilton nisur i pari, e mbajti larg përgjatë gjithë garës duke e lënë të dytin.

Mbresëlënëse podiumi për Fernando Alonson. Spanjolli u rikthye në podium pas 7 vitesh.

Sakaq sot në Katar për të ndjekur Çmimin e Madh (për herë të parë në Katar) ishin dhe presidenti i FIFA-s Infantino dhe ai i FIA-s Zhan Todt. Nëse sot u zhvillua gara e parë e Formula 1, nëntorin e ardhëshëm në Katar, Botërori i futbollit. /Sportiim.al/

Mbërritja sot në pistën e Katarit:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!