Cana, Lokës: Ti je një palaço

Përfaqësuesja e Kosovës U21 arriti një fitore mbrëmë ndaj Shqipërisë U21 për Euro 2023.

Pas ndeshjes, komentatori nga Kosova, Andin Lokaj, ka postuar në rrjete një material sa fyes aq dhe të turpshëm duke ofenduar kështu futbollistët shqiptarë dhe vetë Shqipërinë.

Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna”, shkroi Lokaj.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar tifogrupi prishtinas, “Plisat”, të cilët e kanë shpallur Andin Lokajn të padëshiruar në qytetin e Prishtinës.

Reagimi i “Plisave” në “Facebook”:

“Andin Lokaj – në Prishtinë je i padëshiruar! Besojmë që shumica nga ju e ka përcjellë ndeshjën vëllazërore sot mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Europianit të grupmoshës U-21. Pa marrë parasysh rezultatit të sotëm, ndeshja ishte mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj nuk tolerohet që askush të tentoj të bëj deklarata të cilat nxisin përçamje. Andin Lokaj sot pas ndeshjes Kosovë – Shqipëri ka lëshuar disa deklarata të cilat janë të papranueshme dhe gjithsesi të pa tolerueshme! Askush nuk mundet dhe nuk guxon të krijojë përçamje, kjo deklaratë e komentatorit të sotëm duhet të dënohet fuqimisht, përndryshe përgjegjësia nuk mbetet tek NE!KOSOVA është zemra e SHQIPËRISË “

Ndërkaq reagime ka patur edhe nga RTK.Drejtori Ngadhnjim Kastrati ka shkruar se institucioni do të operojë sipas Standarteve Profesionale të RTK-së dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale e disiplinore.

Andin Lokaj nuk “ekziston” për këtë ish-kapitenin kuqezi Lorik Cana i cili reagoi menjëherë duke i thënë: “Ti je një palaço”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!