Kupa/ Kukësi jashtë, Flamurtari shtang krutanët

Përcaktohen çiftet e raundit të tretë të cilat luhen në 26 janar dhe 9 shkurt 2022.

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së 70 -të të Shqipërisë. Eleminohen Kukësi dhe Kastrioti ndërsa ekipet e tjera (pritet të largohet Tirana ose Dinamo nesër) të elitës kaluan ose kalojnë.

Kështu:

Grupi A do të kompletohet nesër pasi Tirana- Dinamo do të ndeshën në Air Albania. Të tjerat, Teuta dhe Partizani kaluan qetë ndërsa Skënderbeu pati nevojë për penalltitë ndaj Bylis.

Ndërsa në Grupin B, Flamurtari kaloi surprizisht Kastriotin dhe do të ndeshet me Vllazninë. Vllaznia mposhti me rezultatin tenistik 6-1 Pogradecin. Egnatia- Laçi dueli tjetër i Grupit B.

Grupi A:

Teuta– Korabi 2-0 (1-0)

Partizani– Besëlidhja 2-0 (1-0) Cerrik

Skënderbeu-Bylis 2-2 (4-3 pen (1-1)

Grupi B:

Vllaznia– Pogradeci 6-1 (2-0)

Laçi– Tomori 1-1 (1-0) Pezë- Helmës

Kukësi- Egnatia 1-0 (1-3) Vlorë

Kastrioti- Flamurtari 2-4 (0-0) Fushë-Krujë

Grupi A:

Të enjten 19:45

Tirana- Dinamo (0-2) Air Albania

(Në kllapa ndeshjet e vajtjes.)

Ndërkaq turi i tretë luhet në janar 2022 sipas këtyre çifteve:

Grupi A

Partizani- Tirana/Dinamo

Teuta- Skënderbeu

Grupi B

Flamurtari-Vllaznia

Egnatia-Laçi /Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!