Ndeshje e dobët, Andorra kalohet me një penallti

Kualifikuese Katar 2022: Shqipëri- Andorrë 1-0 (Çekiçi 74′ pen)

Shqipëria mbyll me fitore minimale kualifikueset e ‘Katar 2022’,Grupit I, duke u renditur e treta pas Anglisë dhe Polonisë.

Me një gol të Endri Çekiçit shënuar nga penalltia Shqipëria arrin të thyej Andorrën në Air Albania Stadium. Dueli nisi me një formacion të përzier të Edi Rejas ndërsa në fushë u panë lojtarë nga vija e ‘dytë’ e listës së stafit teknik.

Pjesa e parë edhe pse pati epërsi territoriale nga Shqipëria, nuk u ngjit asnjëherë në lartësi. Sulmuesit Uzuni e sidomos Seferi, ishin larg formës më të mirë sportive. Në pjesën e dytë, më i miri në fushë për kuqezinjtë Endri Çekiçi shndërron në gol një penallti të fituar nga Uzuni.

Shipëria mbyll në vend të tretë me 18 pikë duke thyer rekordin e saj në një fushatë kualifikuese./Sportiim.al/

Klasifikimi përfundimtar i Grupit I ‘Katar 2022’ zona europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!