Spanja e para, Serbia shemb Portugalinë

Surprizat nuk vijnë vetëm në evente të mëdha si fazë finale në Europain, Botëror , kampionate elitare me fund të parashikueshëm por dhe në përballje në grupe. Madje dhe kur skuadrave të mëdha iu duhet vetëm barazimi. Portugalia është shembulli i keq i mbrëmjes.

Në Lisbonë në të 90-ën, Mitroviç për Serbinë, shënon golin që zbret ekipin luzitan në vend të dytë. Festë në krahun serb, Ronaldo me shokë në lot.

Kalon Spanja dhe s’mund të ngjante edhe në Kartujë ‘gjëma e Da Luz’. Vetëm pak kilometra Alvaro Morata shemb Suedinë e Ibrës në të 85-ën. Iberikët në Katar, nordikët në play off.

Një bravo e madhe Kosovës e cila në Athinë barazon 1-1 me Greqinë. Sikundër në Prishtinë. Sot, goli për Dardanët u shënua nga Amir Rrahmani

Rezultatet e fundit në disa grupe sot:

15:00

Kroaci- Rusi 1-0

Maltë- Sllovaki 0-6

Slloveni- Qipro 2-1

18:00

Armeni- Gjermani 1-4

Lietenshtejn-Rumani 0-2

Maqedoni e Veriut- Islandë 3-1

21:45

Portugali- Serbi 1-2

Luksemburg- Irlandë 0-3

Greqi- Kosovë 1-1

Spanjë- Suedi 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!