‘Grazie Vale’ Banjaja, triumfi për Doktorin

‘Vale’ i jep lamtumirën MotoGP në ‘Vale’ (kupto Valencia). Në foton kryesore Valentino Rosi pasi ka mbyllur metrat e fundit në pistë mbi motorrë.

Fitore me përkushtim të veçantë atë të Françesko Banjaia në ‘Ricardo Tormo’ të Valencias në GP të fundit të sezonit MotoGP. Një sukses që nuk mund të mos ishte për Valentino Rosin në garimin e tij të fundit si profesionist:

Këtë dhuratë doja t’i bëja Valentinos, ia dedikoj këtë fitore dhe e falënderoj për atë që bëri për ne në Akademi. Para fundjavës nuk e mendoja ishte e mundur”.

Valentino Rosi u shfaq për herë të fundit në pistë. Legjenda i dha fund karriers në Valencia, ku përfundoi aty ku nisi në start, në vend të 10.

Italiani me motorin numër 46 u prit me ovacione sapo kaloi vijën e finishit. Rosi mbylli me lavdi por shumë personazhe të famshëm të sportit por jo vetëm, i dedikuan nga një urim special.

Valentino Rosi është padyshim legjendë e MotoGP-së. 370 gara përgjatë karrierës së tij teksa ka fituar 89 herë dhe ka qenë në podium 199 herë.mbi të gjitha 9 herë kampion.

Ndërkaq pas garës së fundit verdiktet përfundimtare:

Fabio Kuartararo kampion bote me Yamaha. Vendi i dytë Françesko Banjaja, Dukati. Vendi i tretë Joan Mir me Suzuki./Sportiim.al/

Renditja e sotme:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!