U19, Shqipëria ndaj serbëve në Elbasan

U19: Franca kaloi në ndeshjen e orës 12:00 MV 2-0 (Rrogozhinë) për kreun e Grupit 7 kualifikues me 6 pikë.

Pas dy dështimëve të ditës së premte të Kombëtares A dhe asaj Shpresa, radha e 19 vjeçarëve të Cungut për të vendosur disi rend. Pas pak në ‘Elbasan Arena’, kualifikuesja e kësaj grupmoshe me Serbinë U19.

Ndërkaq përpara se të startojë sfida në 14:00 për tu kujtuar se Kombëtarja e drejtuar nga Armando Cungu, në ndeshjen e parë u mposht nga Franca me rezultatin 4-0 në Rrogozhinë. Serbia fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut 2-1 (Elbasan Arena).

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Shqipëri U19: Simoni; Bytyqi, Preka, Zalli, Hysaj; Nerguti, Mata, Bibo; Zenelaj, Pjeshka, Toçi. Trajner: Armando Cungu.

Serbi U19: Lukiç; Despotovski, Petkoviç, Subotiç, Krsmanoviç; Stankoviç, Miletiç, Motika; N. Mituljikiç, Ajdar, J.Mitjulikiç. Trajner: Dejan Brankoviç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!