Shqipëria në ‘Wembley’ për lavdi


Shqipëria luan aktin e parafundit në Londër, mbyll kualifikueset ‘Katar 2022’ me Andorrën në 15 nëntor në ‘Air Albania’.

Angli- Shqipëri sot në mitikun ‘Wembley’ të Londrës. Me kapacitet të plotë prej 90 mijë tifozësh të ‘vaksinuar’. ‘Tre Luanët’ në tentativë për ta kthyer në festë kualifikimin për në Katar 2022′ ndërsa Kuqezinjtë për të demostruar se janë rritur në tregues dhe mund të maten edhe me kombëtare si ajo e Anglisë.

Ndeshja vlen për Grupin I kualifikues të zonës europiane dhe figuron e 9-ta nga 10 të përballje të 6 përfaqësuesëve.

Kryeson Anglia me 20 pikë e ndjekur nga Polonia me 17 dhe Shqipëria me 15 pikë. Me dy ndeshje nga fundi teksa ‘Grupi I’ mbyll më 15 nëntor, për kuqezinjtë shpresat mbetën vetëm matematikore.

Ndërkohë sot në 20:45 në Londër, Shqipëria paraprakisht ia vlen të jetë e denjë jo vetëm në tentativen për befasi por dhe në rezultat negativ. Rregulli i parë kur dy skuadra në grup janë me pikë të barabarta shkon te golevaerazhi i përgjithshëm çka e bën Anglinë të etur për goleadë…

Ndërkohë Edi Reja ka deklaruar në konferencë se Shqipëria e tij do jetë kërkuese në fushë duke dhënë mesazhin se ndaj vendasëve do kërkohet surpriza.

Tekniku ditët e fundit ka aplikuar formacionin titullar duke u vërtitur te: Berisha në portë më pas mbrojtja me Ismajli, Kumbulla, Veseli ndërsa Hysaj dhe Trashi anash. Gjasula, Bare dhe para tyre Nedim Bajrami përbëjnë repartin e mesit.Në sulm, Uzuni, Cikalleshi.

Klasifikimi i Grupit I:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!