Abazaj: Vata të mësojë historinë…

Abazaj: “Tregojini Rudit se i pari shqiptar që ka fituar jo një, por katër trofe, jam unë”.

Të dy kanë qënë pjesë e rëndësishme e kombëtares Kuqezi në vitet 1980-1990 dhe 1990-2001. Eduart Abazi dhe Rudi Vata pas kaq vitesh, “kapen me njëri tjetrin” në distancë.

Ka mjaftuar një frazë e shkodranit në një ekran televiziv shqiptar ; ‘unë jam futbollisti i parë që kam fituar trofe jashtë Shqipërisë’ për të tunduar ish- sulmuesin e shquar të Dinamos dhe Kombëtares kuqezi Eduart Abazi.

Reagimi i Abazajt:

“Asgjë personale me Rudi Vatën, por shumëçka për të vendosur në vend të vërtetën dhe historinë. Në shkrimin që thuhet se Rudi Vata është i pari shqiptar që ka fituar një trofe jashtë Shqipërisë, nuk është e vërtetë. Ai ka fituar një trofe në 1995, por tregojini Rudit se i pari shqiptar që ka fituar jo një, por katër trofe, jam unë.

Kupën e Ish-Jugosllavisë, Hajduk-Crevena Zvezda 1-0 në Beograd dhe në vitin 1991, në kampionatin kroat jemi shpallur kampion në sezonin 1991-1992, Kupën e Kroacisë po në atë sezon dhe Superkupën e Kroacisë në sezonin 1991-1992. Pra për një vit, katër trofe dhe me klubin tim të zemrës, Hajduk Split”, shkruan Eduart Abazi.

Ndërkaq, Abazaj jeton në Portugali ndërsa Vata në Skoci./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!