Shkëmbi para Kukësit, dilema për tre futbollistë

Java e 7-të nis me Dinamo- Kukësi (e premte 19:45), flet trajneri Shkëmbi

Si zakonisht trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, një ditë para duelit të javës së 7-të, ka folur për sfidën me skuadrën e Kukësit, formacionin që pritet të hedhë në fushë etj. Në konferencën për shtyp, korçari i stolit blu, u ndal dhe te deklarata e presidentit Bardhi.

Në ‘Air Albania Stadium’: “Kthimi në “Air Albania” do të thotë emocion dhe detyrim, të kemi më shumë tifozë. E dyta dhe më shumë e rëndësishmja është të rikthehemi mirë, të rikthehemi me fitore për të kënaqur të gjithë tifozët tanë. Presim të bëjmë maksimumin, të bëjmë ato që kemi folur. Në futboll duhet të kesh dhe një ditë të mirë dhe shpresoj ta kemi atë ditë”.

Kukësi: “Luajmë kundër një kundërshtari të fortë, të mirë që ka bërë mirë, kanë një sulm të mirë. Mendoj se kemi marrë masat e duhura që kundërshtari ato momentet që të ketë të ketë fatin jo të mirë pasi në futboll është e rëndësishme”.

Deklaratat e presidentit Bardhi: “Nuk mendoj që është presion. Më saktë mua dhe futbollistëve na pëlqen presioni pozitiv që vjen nga presidenca, të njëjtën dëshirë kemi dhe ne që Dinamo të jetë në luftën për titull ose minimumi të luftojmë për Kupat e Europës. Të gjithë bashkë me presidentin do të bëjmë maksimumin, sidomos ne që jemi në fushë duke punuar çdo ditë dhe çdo ndeshje”.

Derbi: “Për frikë nuk kam pasur ndonjëherë frikë, as si trajner nuk kemi frikë. Jam i bindur që po mendojmë vetëm për Kukësin, pasi meriton vëmendje të madhe dhe nuk mendojmë për atë çka vjen pas Kukësit”.

Formacioni: “Do të ketë ndryshime, por do ta vendosim sot pasi disa lojtarë janë ende në dyshim. Maliqi, Ali, Sofranak janë ende në dyshim po do të shohim pas stërvitjes së sotme”.

Gabimet e arbitrave: “Për mua nuk kanë qenë problem. As sistemi VAR dhe as arbitri. Ne mendojmë vetëm të bëjmë maksimumin tonë, në fund të ndeshjes bëhet analiza kush gabon, siç gabojnë lojtarët dhe trajnerët gabojnë dhe arbitrat. E keni vënë re besoj se ne jemi korrekt si klub nga ana e arbitrave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!