Zona poshtë, Partizani nën “akuzë”

Partizani- Egnatia rikthen sërish të kuqtë në impiantin modern shqiptar. Pasi luajti derbin të hënën me Tiranën, skuadra e kuqe ende pa fitore në 6 takime, ka rastin të firmosë në fundjavë tri pikë. Gjithësesi, probleme të shtuara në kontigjent, marrëdhënje stafe- futbollistë etj. Trajenri nuk mund të jetë i…paprekshëm.

Ecuria:

Një sezon i nisur aspak i mirë për një skuadër pretendente si Partizani. Gjashtë javët e para me 4 barazime e 2 humbje por dhe treguesit e tjerë (vetëm 4 gola të shënuar) janë thuajse alarmantë. Zhunior, sulmuesi kryesor, asnjë gol nga loja. Ka goditur tre penallti duke shënuar 2. Një gol ka shënuar Rrapaj ( i dalluar në derbi) dhe një tjetër Cara që u fut si zëvëndësues në sfidën Tirana-Partizani. Fare pak…

Përplasjet:

Ilir Daja ndonëse një ekspert me potencial të madh trajnues, herë-herë këto javë është parë disi nervoz. Këtë anë të teknikut 55 vjeçar, e zbuloi mesazhi i lëshuar së fundi nga Kote por dhe dëmtimi i Kaçes (!) apo i Carës(!) janë të tjera shenja që brenda dhomave të xhveshjes diçka nuk shkon dhe aq ‘vaj’.

Kardozo:

Ndërkaq, dëmtimi i Lukas Kardozo mund të ndërlikojë akoma më shumë situatën në repartin e avancuar, me brazilianin i cili pas dëmtimit në shpatull në ndeshjen me Kukësin do i duhet të kryejë një ndërhyrje spitalore. Braziliani e ndoqi ndeshjen e fundit nga tribuna ndërsa pranoi se rikthimi në fushë do mund të zgjasë.

Egnatia:

Për javën e 7-të të Abissnet Superiore, Partizani do luajë të dielën në ‘Air Albania Stadium’ ndaj Egnatias. Në letër të kuqtë shihen favoritë por kur mendon se rrogozhinasit kanë barazuar me Tiranën në kryeqytet dhe fituar në Laç me bardhezinjtë, i bie që kjo ndeshje të vishet disi me misterin e rezultatit teknik. Partizani ende pa fitore.

Dënimi:

Sakaq vendimi i Disiplinës pas Tirana- Partizani, për ta ndëshkkuar klubin e kuq për parregullsitë e konstatuara në tribunën e mbështetësve të skuadrës, gjoba e majme, pezullimi i trajnerit Daja për dy takime, rendon ndjeshëm në mbarëvajtjen e punës te klubi i famshëm shqiptar.Pritet që ndaj Egnatias, Partizani të jetë i destinuar të japë ‘shpjegime’. Në fushë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!