Martinez zgjat kontratën me Inter

Argjentinasi i sulmit të Interit Lautaro Martinez ka zgjatur kontratën me klubin “zikaltër” deri në vitin 2026. Ishte i kërkuari i madh i klubëve si Siti, Totenhem, Barcelona por sot ka mbyllur gjithçka me klubin italian.

Lautaro bëhët ndër më të paguarit në skuadër por dhe se klauzola e mëparshme është hequr nga kushtet e kontratës.

Për ti dhënë zyrtarizimin këtij lajmi ka menduar vetë sulmuesi Lautaro Martinez teksa komenton me shpejtësi aktin e rinovimit të kontratës me Interin.

Ky është mesazhi i argjentinasit, i publikuar në kanalet zyrtare të klubit zikaltër: “Përshëndetje djema, jam shumë i lumtur që jam këtu për një kohë të gjatë, ju dërgoj një përqafim të madh. Forca Inter, shihemi në stadium.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!