Ksavi pason Koeman

Një tjetër gabim i Barçës i ka kushtuar përfundimisht punën trajnerit holandez Ronald Koeman. 75 ndeshje me 46 fitore, 12 barazime dhe 17 humbje, duke shënuar 158 gola dhe pësuar 80. Këto janë shifrat e holandezit gjatë 14 muajve të tij si trajner i Barcelonës.

Pas mesnate, pak pas përfundimit të ndeshjes me Rajo Vajekanon humbur nga katalanasit 1-0, drejtuesit e Blaugrana shpallën fundin e aventurës së Ronald Koeman në stolin e Barcelonës.

Skuadra tashmë i është besuar Serxhi Barjuan, trajnerit të ekipit B, i cili do të jetë tekniku provizor i ndeshjeve kundër Alaves, Dinamo Kiev dhe Seltës.

Më në fund do të jetë radha e Ksavi-t, legjendës së klubit, i cili është zgjedhur si menaxheri i së ardhmes.

Laporta ka qënë jo fort në kahun për të patur ish-mesfushorin e famshëm si trajner por me gjasë bordi e ka bindur kreun e klubit dhe Ksavi Hernandez duket se po kryen formalitetet te klubi aktual Al Sad për t’u kthyer në Barcelonë. Tani me një projekt 2 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!