Finalet e Europianit, femrat njohin grupet

U hodh sot shorti i grupeve për Kampionatin Europian të Femrave 2022 në Angli.

Të katër grupet duken të rivalizuara. Të kënaqur italianët me pozicionimin në grup me Francën, Belgjikën dhe Islandën.

Në grupet e tjera Anglia buzëqesh teksa pikas Austrinë, Norvegjinë dhe fqinjët e Irlandës së Veriut. Gjermania dhe Spanja nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë pasi do të gjejnë Danimarkën dhe Finlandën në një grup mjaft delikat.

Grupin C, kampionët në fuqi të Holandës do të përballen me Suedinë, Zvicrën dhe Rusinë.

Grupet:

Grupi A: Angli, Austri, Norvegji,Irlandë e Veriut
Grupi B: Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Finlandë
Grupi C: Holandë, Suedi, Zvicër, Rusi
Grupi D: Francë, Itali, Belgjikë, Islandë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!