Brojën e duan në Londër, Tuhel këmbëngul…

Sulmuesi i momentit Kuqezi, Armando Broja, duket se po kthehet në “mollë sherri” për klubet e Çelsit (në pronësi) dhe Sauthemptonit (i huazuar).

11 golat e Brojës edicionin e kaluar te Viteshë në 34 takime, 3 golat me përfaqësuesën e Shqipërisë dhe dy të tjerë shënuar te Sauthempton javët e fundit, i kanë bërë zotëruesit e kartonit të shqiptarit 20 vjeçar të mendojnë rkimthimin e tij në Londër.

Drejtuesit e Çelsit po hasin vështirësi në këtë pjesë të edicionit pasi dy sulmuesit kryesor Lukaku e Vernër kanë probleme fizike.

Tuhel ka kërkuar që Broja të rikthehet në skuadrën blu që në janar por në anën tjetër tekniku i ‘Shenjëtorëve’ Hasenhutl, parë rendimentin e shqiptarit, nuk pëlqen propozimin e atyre që vendosin lehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!