Vajekano shtang Barçën, Juve mundet në shtëpi

Barcelonës i ka mbetur vetëm “emri”. Pas humbjes me Realin në klasike luajtur në Katalunjë, sot skuadra Blaugrana u mund sërish nga një ekip nga Madridi.

Në duelin me Rajo Vajekanon për të cilin luajti dhe Ivan Balliu, ekipi i Barçës u mund 1-0. Një gol i Radamel Falkaos (30′) i mjaftoi ekipit të Andoni Iraolës për të marrë tri pikë. Fiton dhe Sevilja me përmbysje ndaj Majorkës 1-2. Real-Osasuna në 21:30.

Seria A mbylli tri takime me Juvetus që sikundër Barcelona në La Liga, humb në shtëpi me Sasuolon 1-2. Përmbys Atalanta teksa në takimin me Sampdorian, shënoi tre gola (1-3). Udineze-Verona 1-1. Në program tri takime të tjera./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!