Britania e Madhe prenoton ‘Tour de France’

Edicioni i 109 i Turit të Francës do të startojë nga Danimarka. Britania e Madhe, kërkon 2026-ën.
Kompeticioni sportiv më i ndjekur në Botë ‘Tour de France’ mbetet eventi më i kërkuar i vendeve europiane. Për garën e çiklizmit të Francës, janë të ineresuar së fundi edhe vendet e Britanisë së Madhe.
Ata kërkojnë që starti i edicioni i vitit 2026 të nisë pikërisht nga ishulli. Ishte vetë Ministria Britanike e Financave që raporton lajmin.
Përpos shpenzimëve marramendëse të çdo muaji korrik-gusht, Anglia, Uellsi dhe Skocia, planifikojnë të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për organizimin e aktivitetit sportiv pas 4 vitëve.
Tour de France vizitoi për herë të fundit Britaninë e Madhe në vitin 2014. Më parë, garat me biçiketa në Britani ishin me etapa të caktuara në 1994 dhe në 2007.
Ndërkaq, gara më prestigjioze e çiklizmit në botë në vitin 2022 do të nisë në Danimarkë, një vit më vonë në Bilbao, ndërsa rajoni i Emilia Romanja në Itali në 2024.