Tirana- Partizani, gati sfida…

Abissnet Superiore java e 6-të: Tirana- Partizani (19:45) ‘Air Albania’

Erga Kenga

Tirana- Partizani në aktin e parë sezonal. Megaderbi numër 163 në program pas pak në ‘Air Albania Stadium’ këtë radhë vjen mjaft i veçantë e sinjifikativ.

Raporti i skuadrave me pikët dhe gjëndjen aktuale në Abissnet Superiore pas 5 javëve nga njëra anë dhe fakti që prej 20 shkurtit të vitit 2020 ndeshjet janë luajtur pa tifozë, në dukje “ringjallin’ zhurmshëm përballjen kryeqytetase.

Tirana me 11 pikë dhe me një kontigjent të garantuar në dispozicion ndërsa Partizani ende pa fitore dhe shumë mungesa në ‘rozë’. Megjithatë pritet një duel i luftuar. Së paku kështu kanë raportuar klubet në daljet e fundit për mediat me emëruesin e përbashkët, betejë për tri pikë.

Ndërkaq, raportimet e fundit nga terreni para impiantit ku do të zhvillohet takimi, evidentojnë faktin se ka kërkesë të madhe për bileta…

Sakaq, kjo sfidë është përfshirë në skedën e atyre takimëve specifike të cilat marrin vëmendje të shtuar. Për tu theksuar fakti se për mbarëvajtjen e kësaj sfide janë angazhuar rreth 700 forca të Policisë së Shtetit.

Do të gjykojë Eldorian Hamiti. Në VAR: Kridens Meta

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajgeci; Toli, Najdovski, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha. Tr. O. Shehi

Partizani: Hoxha; Sota, Belica, Saliou, A.Marku, Mala, Rrapaj, Murataj, Musta, Filipoviç, Zhunior. Tr: I Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!