Sot/ Tirana-Partizani derbi i “mistereve”

Vëmendje! Ora e derbit numër 163 mbërriti. Të gjitha rrugët sot të dërgojnë në ‘Air Albania Stadium’. Tirana- Partizani, dy të mëdhatë e kryeqytetit në një duel i gjithi për t’u ‘zbardhur’ në 19:45.

Impianti dhe prezenca e tifozerive:

Tirana pritëse në duelin e parë sezonal nga 4 që parashikon kalendari, ka ditë që flet për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Klubi bardheblu që në fillim të tetorit i ka kërkuar institucionit të FSHF t’i paraprijë mundësisë për të hapur stadiumin me kapacitet të plotë. Nuk dihet ende nëse FSHF, ka marrë aprovimin nga Komiteti i Eksperteve të pandemisë për të dhënë dakortësinë për impiantin me kapacitet të plotë.

Megjithatë deri tani jo zyrtarisht, thuhet se janë shitur deri në 14 mijë bileta.Me siguri uraganet e dy tifozerive do marshojnë drejt stadiumit dhe kaosi duket i paevitueshëm për shkak të kërkesës së madhe për bileta.

Skuadrat:

Tirana duket se ka jo vetëm një avantazh të vogël psikologjik falë rezltateve në 5 javët e para, por dhe për shkakun se ka kontigjentin thuajse të plotë. Shehi dje në konferencë shpjegoi se ka ndonjë dilemë vetëm për pozicione të caktaura në fushë.

Te Partizani, Daja duket i varur nga elementët në dispozicion. Sipas teknikut nuk do të jenë Kaçe, Kardozo, Cara por te kampi i kuq ka dhe të tjerë lojtarë që janë në pikëpyetje.

Gjykimi:

I është besuar Eldorjan Hamitit. Ndërkombëtari nga Lezha do asistohet nga Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftaraj. Në sistemin VAR, Kridens Meta.

Monitorimi:

Jo vetëm skautë të shumtë por dhe inspektorë të UEFA-s pritet të jenë në Tiranë për derbin e mbërmjes. Trazirat në kualifikuesën me Poloninë për ‘Katar 2022’, kanë shtuar dozën e pasigurisë që ofron Shqipëria. Shqetësimi lidhet me finalen e Conference League parashikuar nga UEFA për t’u luajtur gjatë majit të ardhshëm në ‘Air Albania Stadium’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!