Ishte i vaksinuar, Nagelsman del pozitiv

Ngjet dhe kështu. Pasi ishte vaksinuar për COVID-19, trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman rezulton pozitiv.

Në fakt dje në Lisbonë ndaj Benfikës (0-4) për Champions, ai qëndroi në hotel për shkak të asaj që ishte quajtur një “infeksion i ngjashëm me gripin”. Drejtuan asistentët Dino Topmëller dhe Xaver Zembrod.

Sot, klubi gjerman njoftoi atë që të gjithë kishin frikë: “Julian Nagelsmann rezultoi pozitiv me koronavirus pavarësisht se ishte vaksinuar. Ai do të kthehet në Mynih veçmas nga ekipi, me një ambulancë ajrore dhe do të vendoset në izolim shtëpiak.”, shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!