Dinamo fiton pa ‘VAR’

Abissnet Superiore, java e 6-të: Skënderbeu- Dinamo 0-1 (Çinedu 70′)

Dinamo arrin te tri pikët në Korçë në një moment të vështirë të ecurisë së saj këto javë kampionati. Ndaj Skënderbeut, luajtur këtë pasdite për javën e 6-të të Abissnet Superiore, ndeshja u vendos nga goli i Çinedu në minutën e 70′-të.

Aksioni i bluve model për nga interpretimi e konkludimi veçse me sistemin VAR, sot jashtë “loje”, goli i bluve mund të anulohej për një top të prekur me dorë nga Skuka.

Gjithësesi, mungesa e teknologjisë bëri që Dinamos të mos i akordohej një penallti ndërsa autori i prekjes të sferes në zonë me dorë Dumfur, do dilte me të verdhen e dytë nga loja.

Në fund pati tension mes lojtarëve të caktuar. Korçarët mbyllin tabelën pas kësaj jave me tri pikë ndërsa Dinamo avancon lart teksa merr pikën e nëntë sezonale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!