Kukësi mposht Vllazninë në Rrogozhinë

Abissnet Superiore, java e 6-të, Kukësi- Vllaznia 2-0 (Sh. Taipi 26′, Ndreca 82′)

Me një supergol të Shqiprim Taipit dhe një të dytë shënuar nga Edison Ndreca, Kukësi i Diego Longos mposht Vllazninë 2-0. Sfida mes skuadrave veriore u luajt në ‘Arena Egnatia’ të Rrogozhinës aty ku të dyja skuadrat ishin të vendosura për të marrë maksimumin.

Fundi ka folur për verilindorët, lehtësisht të dalluashëm në këtë fazë të kampionatit si një skuadër e ekulibruar dhe mjaft e dispilinuar në fushë.

Tri pikë dhe vendi i parë provizor me 11 pikë aq sa Tirana dhe Teuta (Tirana një ndeshje më pak).

Ndërkaq Vllaznia nuk arrin të jetë e njëtrajtshme nga java në javë. Fitorja me shifra tenistikë ndaj Dinamos 6-3 pak ditë më parë, i la vendin sot një ndeshje pa shumë nerv e cilësi. Për më tepër pa pikë /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!