Java e 5-të në një vështrim

Golat e Vesel Limajt (Tirana) dhe Fjoart Jonuzit (Vllaznia) bukuria e javës së 5-të.

Java e 5-të me atë që prodhoi në tri ditë në fushë, veç shifrave teknikë dhe golave kartolinë, dha dhe disa mesazhe të fortë. Skicoi më mirë pretendentet, evidentoi dukshëm futbollistët e afruar gjatë merkatos (cilësitë) dhe shkarkoi trajnerin e parë (Laçi, Dejan Vukiçeviç).

Pati dhe anomali me VAR (u shua te Partizani- Kukësi, mund të bëhët precedent i rrezikshëm, -redaktori) por dhe me energjinë elektrike si në kryeqytet te impianti ‘Air Albania Stadium’.

Befasoi Egnatia me atë fitore të çmuar në fushën e Laçit që ende vijon të mos jetë më ekipi me stilin fitues. Dukshëm u rrit Kastrioti teksa me dy gola e mbi të gjitha me dinamikën e lojës, mposhti korçarët në Kamëz 2-0.

Të shtunën në ‘Air Albania Stadium’, pjesa e dytë e Partizani- Kukësi për nga ritmi, grinta, golat e spektakli, më e mira prodhuar deri tani në 5 javë.

Po në këtë ditë, Tirana e karakterizuar nga egoja e një skuadre triumfuese, zvogëlon Teutën me atë rezultat 2-3 në ‘Elbasan Arena’.

Dueli i së hënës në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë dhe Dinamos prodhoi nëntë gola. E thotë tabela elektronike e impiantit në veri të vendit.

Java e 5-të Abissnet Superiore:

Shifrat:

Laçi- Egnatia 0-1

Kastrioti-Skënderbeu 2-0

Partizani- Kukësi 1-1

Teuta-Tirana 2-3

Vllaznia-Dinamo 6-3

Klasifikimi pas javës së 5-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!