45 minuta spektakolare, Partizani e Kukësi pa fitues

Abissnet Superiore java e 5-të: Partizani-Kukësi 1-1 (Cara 65’/ Vitor Da Silva 70′)

  • Para takimit klubi i Partizanit nderoi ish punonjësin e klubit Bajram Ferra ndarë dje nga jeta. Skuadrat një minutë heshtje…

Partizani- Kukësi mbyllet pa fitues por në ‘Air Albania Stadium’ u pa një pjesë e dytë e nivelit mjaft të lartë. Partizani mjaft i vendosur në start të këtij fraksioni ndërsa më pas inisiativa kalun te verilindorët.

Në fakt, pjesa e parë u karakterizua nga loja e kujdessh ecila në fund u shoqërua dhe nga ndalesa për afro tri minuta për shkak të fikjes së reflektorëve të stadiumit. Në fund 0-0.

Pas startit të së dytës Partizani me Tedi Cara kaloi përpara në të 65′-ën, por 5 minuta më vonë verilindorët barazuan me Vitor Da Silva (Fieajo) në të 70′-ën. E gjitha erdhi pas epërsisë së madhe të të kuqëve për 20 minuta me radhë aq sa pas golit model me protagonistë treshën Zhunior-Musta-Cara, Esat Mala i pati të gjitha shanset të realizonte të dytin.

Më pas gjithçka flet për Kukësin i cili barazon me Vitor Da Silvën dhe ushtron për shumë minuta presion te zona e Hoxhës. Fundi i takoi Partizanit por Tafas u shfaq vendimtar në rstet e paraqitura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!