Trajneri i Hungarisë: Nuk jam një idiot

Marko Rosi shpërthen pas barazimit historik të arritur me Anglinë në Wembley në kualifikueset e botërorit për Grupin I. Aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. I vënë në shënjestër pas humbjes me Shqipërinë në ‘Puskas Arena’,t rajneri italian gjeti rastin të hakmerrej ndaj tyre që e kanë quajtur idiot.

Pa ‘filtra’ ai vendos të thumbojë tifozët e Hungarisë. “Djemtë ndoqën rezultatin nga fillimi në fund, shfaqen talentin e tyre. Luajtën me zemër. Ishim me fat edhe për faktin se Anglia nuk ishte në një ditë të mirë. Kjo bëri që e ti ndajmë pikët. Nëse nuk gaboj, kjo është hera e parë që Hungaria merr pikë këtu pas të famshmes 6-3 (25 nëntor 1953, e ashtuquajtura ndeshja e Shekullit).

Megjithatë, pas ndeshjes së fundit kundër Shqipërisë unë isha një idiot … Është e vështirë të pranosh këtë situatë: nëse fiton je hero, nëse humbet je idiot.

Emocionet ndryshojnë, por tre muaj më parë zhvilluam një Europian të pabesueshëm dhe unë menjëherë thashë se kualifikimi për Kampionatin Botëror ishte një ëndërr. Tani ajo ëndërr ka mbaruar por ne nuk jemi idiotë siç thonë fansat tanë të rremë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!