Provat zyrtare, Hamilton, rekordi nuk vlen

Nesër në 14:00, Çmimi i Madh i Stambollit në Formula 1

Luis Hamilton vendos një rekord të ri shpejtësie në pisten e Stambollit në provat zyrtare të Formula1 duke ndalur kronomentrin në 1.22.868 por britaniku nuk mund të festojë.

Penalizuar nga komisarët e garës, piloti i Mercedes, do duhet të startojë nga vendi i 11-të çka do të thotë, se kampioni në fuqi i botës, do ta ketë mjaft të vështirë. E gjitha ardhur pas disa ndryshimëve të palejuara në makinën e tij gjatë javës.

Kësisjoi, vendi i dytë automatikisht niset i pari, i treti i dyti, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, Botas renditur pas Hamilton do startojë nesër në 14:00 i pari dhe fill pas tij Verstapen i Red Bull (makina shfaqur me look të ri dizenjues).

Vendi i 4-ët për Leklerk të Ferrarit i cili nesër do niset i treti duke bërë progres pikërisht në limite të kohes në provat Q3. Renditja kryesohet nga Hamilton me dy pikë më shumë se Verstapen. Në lojë dhe 7 gara.

Radha e nisjes. Hamilton i dënuar me 10 pozicione spostohet i 11-ti.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!