Nations në Itali/ ‘Final Four’, Enrike: Kam skuadër potenciale

Enrike: Një sfidë stimuluese, me pak për të humbur dhe shumë për të fituar “.

Spanja, Italia, Belgjika dhe Franca në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve e cila do të zhvillohet në Itali. Iberikët nesër kundër Italisë me synimin për të marrë hak për humbjen me penallti në ‘Euro 2020’.

Sakaq, Luis Enrique teksa flet për ndeshjen e nesërme në ‘San Siro’ në 20:45, përgjgijet dhe hedh mbi ‘tavolinë ‘ idenë e përsëritjes së lojës së kaluar në europian: “Unë nuk kam parë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të Italisë, nuk e di nëse ata janë më të fortë. Ndihem me fat që kam potencial të jashtëzakonshëm lojtarësh. Shpresoj të jem në gjendje të luaj një ndeshje të mrekullueshme kundër kampionëve të Europës.”

Katër ekipe të denja…

Ne jemi ndër katër skuadrat më të mira në dy turnet e fundit evropianë. Është një stimul dhe duhet të jesh shumë ambicioz që të argëtohesh. Nuk më pëlqen frika apo shqetësimi. Ne duhet të luftojnë kundër Italisë kur të ketë topin., sepse ata luajnë shumë mirë. Ideja jonë është që ta mbajmë ne topin.”

Erike ka kohë dhe për shaka: “Italia është një vend që e dua. Më pëlqen ushqimi, kafja, akullorja … Më pëlqen dielli, më shumë në jug sesa në veri … Dhe më pëlqen ekipi italian, mendoj se jemi skuadra të ngjashëme “,tha tekniku iberik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!