Nations/ Mançini: Ka disa mënyra për të mundur Spanjën

Mançini: ‘Gjithmonë duam të fitojmë, e dimë se do të varet nga ne.”

Në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Spanjës, Roberto Mançni duhet të gjëjë zgjidhjet e duhura ndaj Spanjës të mërkurën në ‘San Siro’. Sidomos në sulm teksa duket se ka probleme. E pohon vetë trajneri kampion europe në konferencë për shtyp:

Situata?

Ne kemi disa probleme, na mungojnë dy qendërsulmuesit europianë. Tani kemi Kinn e Raspadori, dhe prapa në mbështetje shumë futbollistë ofensivë. Do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë.

Spanja…

Spanja ishte skuadra që na vendosi më shumë në vështirësi në ‘Euro 2020’. Ata janë një skuadër e fortë, me lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e mirë. Ata janë të mirë në driblim. Grupi ka punuar së bashku për 50 ditë dhe nuk është e lehtë.

Kanë qenë ditë të vështira dhe të lodhshme, por nuk ka pasur probleme. Kimia dhe dashuria nuk janë të lehta për t’u marrë. Italia që do të vijë është ende e bazuar në talentet e saj, nga Donaruma te Kieza.

Nuk ka vetëm një mënyrë për të fituar. Nuk ka të bëjë vetëm me lojën e mirë. Sigurisht, nëse mund të fitojmë duke luajtur mirë dhe duke dhuruar spektakël, është akoma edhe më mirë. Ka shumë mënyra për të fituar.

Perceptimi i Italisë ka ndryshuar, por ne nuk mund të harrojmë se Italia ka fituar katër Kupa Bote. Ne jemi kampionët e Evropës dhe kemi një histori të rëndësishme”, ndër të tjera Roberto Mançini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!