FSHF: Nxitoni të blini biletën tuaj

Të gjithë me sytë nga datat 9 dhe 12 tetor me Kombëtaren e Shqipërisë e cila luan ndjeshëm fatet e saj në kualifikueset e Grupit I, ‘Katar 2022’ ndaj Hungarisë më 9 tetor (Puskas Arena) dhe në 12 tetor në “Air Albania Stadium” kundër Polonisë.

Ndonëse lejohet vetëm 30% e kapacitetit, FSHF në një postim në rrjete i fton tifozët të bejnë blietën, duke lançuar thirrjen: “Nxitoni të blini biletën tuaj”.

FSHF i paraprin gjithçkaje teksa jep informacion edhe pikat e shitjeve të biletave, çmimëve të tyre e cila kushtëzohet nga pozicioni në tribunat e impiantit në kryeqytet.

Shitja e biletave kryhet në dyqanin e FSHF në “Air Albania”, në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në biletarinë e “Elbasan Arena”.

Biletat variojnë nga 1000 lekë në tribunat pas porte, deri në 18000 lekë në zonën VIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!