Shqipëria një pikë ndaj Kosovës

Kualifikuese Botërori 2023: ‘Elbasan Arena’, Femra: Shqipëri- Kosovë 1-1

Shqipëria falë një penalltie të fiuar dhe të ekzekutuar nga Megi Doçi kaluan të parat në avantazh në fundin e pjesës së parë. Futbollistja e Vllaznisë ekzekutoi saktë një 11-metërshin e cila u godit në të djathtë të portieres kosovare.

Ndërkaq, Kosova reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Limanin, e cila shfrytëzoi një pasim të Mehmetit në një zonë ku mbajtëset e ekipit të Grimës, ishin në pozicion të pavendosur.

Përfundimisht Shqipëria dhe Kosova mbyllin në barazim 1-1 duke regjstruar nga një pikë. Sakaq Norvegjia shkatrroi 10-0 Armeninë. Në grup bëjnë pjesë dhe Polonia, Belgjika. Me këtë të fundit Shqipëria takohet pas 5 ditëve në transfertë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!