Ronaldo “mbërthen” Pogbanë te Junajtid

Në kërkim të lavdisë së dytë personale te Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo mund të bëhët plagprishës për Pol Pogba.

Mesfushori francez ndër më të kërkuarit në kontinent pas atmosferës së krijuar te ‘Djajtë’ pas rikthimit të portugezit mund të fshijë nga lista kërkesat e Real Madrid, Juventus dhe skuadrave të tjera të mëdha.

Sipas raporteve nga The Athletic, mesfushori francez, të cilit i skadon kontrata në 2022, mund të vendosë të rinovojë me Junajtid. E ardhmja e lojtarit ka qenë në ekuilibër për ca kohë, me agjentin e tij Mino Raiola i cili në disa raste ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Old Trafford.

Sidoqoftë, lamtumira e Zinedin Zidan nga Real Madrid, prish disi planet individuale të transalpinit. Për më tepër rikthimi i CR7 ka rritur ambiciet e klubit në aspektin e objektivëve ndaj Pogba thuajse ka gati firmën e rinovimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!