Nis kampionti inferior, e para me 16 skuadra

Të shtunën 8 çifte në 16:00 për javën e parë të Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë nis paralelisht me ‘Abissnet Superiore’ (11 shtator). Ajo do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në strukturë pasi do të rikthehet edhe njëherë kampionati me vetëm një grup.

Kjo duket risia e kësaj kategorie që për këtë sezon 16-të skuadrat pjesëmarrëse nuk do të jenë të ndara në dy grupet A dhe B por në një të vetëm.

Formula me dy skuadra që sigurojnë ngjitjen direkt dhe një e tretë që do të zhvilloj një play-off me skuadrën e 8-të të Kategorisë Superiore (në fushën e skuadrës elitare) gara për ngjitjen do të jetë shumë e egër.

Por edhe mbijetesa do të jetë vendimtare pasi janë 4 skuadra që do të zbresin një kategori më poshtë dhe dy të tjera që do të zhvillojnë play-off mbijetese.

Më poshtë kalendari i javës së parë dhe tabela startuese e klasikimit të Kategorisë së Parë./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!