Real Madrid/ Prezantohet Kamavinga

Mesfushori në prezantim: Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu për të mbrojtur këto ngjyra. Falenderoj presidentin për besimin dhe gjithë familjen time.

Ashtu siç di të bëjë një klub i madh, Real Madrid ka prezantuar sot si blerjen më të re mesfushorin francez Eduardo Kamavinga.

Për talentin e radhës vetëm 18 vjeç, galaktikët ishin të interesuar që herët por më pas mbretërorëve i’u desh të mundënin në këtë garë PSG për të patur sherbimet e lojtarit të cilin Real e bleu nga Renë për 31 milion euro.

Ai zbarkoi që mbrëmë. Sot kreu vizitat mjekësore dhe pas firmës u drejtua në Valdebebas për të njohur shokët e rinj në etapën e re futbollistike.

Kamavinga do mbajë numrin 25′ ndërsa është gati për takimin në fundjavë ndaj Selta Vigos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!