Kosova ndaj Spanjës, FFK udhëzon para ndeshjes

sportiim2

Luhet një ndeshje historike për Kosovën, pas pak në ‘Fadil Vokrri’ (20:45) kualifikuesja me Spanjën.

Para këtij dueli të vlefshëm për kualikueset e Botërorit, FFK ka lëshuar një njoftim i cili thekson se të pranishmit duhet të ndjekin disa rregulla strikt.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës:

“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes”, ndër të tjera njoftimi.

?>