Dyndje te Partizani, vjen sulmuesi slloven
Pas Ergys Kaçes, te Partizani ka emra të tjerë spikatës për sezonin e ri futbollistik.
Nga NS Mura në Slloveni te Partizani në Superiore. Ky është sulmuesi 24 vjeçar Andrija Filipoviç i lindur në Rijeka të Kroacisë me destinacion klubin e kuq shqiptar. Ne sezonin e kaluar luajti 23 ndeshje me sllovenët dhe shënoi 4 gola.
Ndërkaq, Partizani njoftoi në mesnatë arritjen e marrëveshjeve me lojtarët Sembene Pape Saliou, Gueye Maguette dhe Camara Aboubacar.
Mbrojtësi Pape dhe mesfushori Maguette respektivisht 19 dhe 18 vjeç vijnë nga Senegali teksa Aboubacar 19 vjeç nga Bregu i Fildishtë. Kontrata katër vjeçare.