Shuhet Hysi

Një lajm i hidhur nga fusha e sportit. Ish-futbollisti dhe trajneri i Luftëtarit të Gjirokastrës Mustafa Hysi mësohet se ka ndërruar jetë.

E zbulon Armand Duka në një postim të ndjerë për legjendën gjirokastrite. Duka shkrun në rrjete:

Të dashur miq,

Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungoj personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë.

Ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.

I paharruar miku im Mustafa Hysi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!