Shqipëria zbardh formacionin startues me Poloninë

Grupi I ‘Katar 2022’, Poloni-Shqipëri në 20:45

Shqipëria në provën e “zjarrit”. Pas pak Poloni- Shqipëri Grupi I ‘Katar 2022’ me formacionet që janë zbardhur. Në 20:45 në ‘Narodoni’ të Varshavës ndeshja e katër kualifikuese për Shqipërinë kuqezi.

Etrit Berisha aktivizohet në portë me shiritin e kapitenit në krah. Skema 3-5-2 vijon me Hysajn e Trashin nga krahët që do të mundësojnë rreshtimin variabël me 5 në prapavijë që shpesh pritet të bëhën 5 në mesfushë (3-5-2 apo 5-3-2).

Në qendër të mbrojtjes, Reja ka tre të padiskutuar që aktivizohen në Seri A: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti.

Treshja e mesit të fushës me Gjasulën shkatërrues dhe Baren e Abrashin që  plotësojnë digën mbrojtëse, por edhe të ndërtojnë fazën e parë të kundërsulmeve. Cikalleshi e Rei Manaj përbëjnë dyshen e sulmit.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja.

Gjykon Mauricio Mariani, Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!