Shqipëria sfidë polakëve të Levandovskit

Përgatiti: Erga Kenga

Në 20:45 në Varshavë, ndeshja deçizive e Grupit I: Poloni- Shqipëri

Pas pak, Shqipëria kuqezi nis raundin e dytë të takimëve për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’ në Grupin I. Tri ndeshjet e para ndaj Andorrës (transfertë) 0-1, Anglisë në ‘Air Albania Stadium’ (Arenën Kombëtare) 0-2 dhe modestëve të San Marinos po në udhëtim 0-2, kanë prodhuar 6 pikë provizore.

E nëse i hedh një vështrim grupit I teksa e para shkon drejtpërsëdrejti në Botëror dhe e dyta me mundësi nga faza play off, vëren se shanset e Shqipërisë ndërthuren fort me dy rivalë.

Marrë parasysh faktin që Anglia është tjetër nivel futbolli, i bie që Shqipëria të garojë fort sportivisht me Hungarinë dhe Poloninë me të cilën do të ndeshet pas pak në ‘Narodoni’ stadium të Varshavës.

Polakët vijnë përballë kuqezinjëve me entuziazmin dhe bindjen se kjo është sfida për tu fituar. Levandovski deklaroi në konferencë për shtyp se Shqipëria dhe mbrojtja e saj janë shumë të vështira për t’u kaluar ndaj strategjia në atë takim, lipset të jetë e qartë.

Në anën tjetër, Edi Reja shprehu gjithë konsideratën për vendasit por nuk hezitoi të shprehej se skuadra e tij ka rritje dhe se në këtë takim do kërkojë maksimumin.

Ndërkaq skuadra ka ditë që ushtrohet në Poloni.Trajneri Reja me shumë mundësi do t’i qëndrojë besnik filozofisë së tij me modulin taktik 3-5-2.

Ndeshja do të gjykohet nga një trupë italiane me kryesor Mauricio Mariani Ndihmësit; Filipo Meli dhe Çiro Karbone.

Nuk duhet harruar: Në fashon e kualifikusëve të shtatorit, Shqipëria luan në 5 dhe 8 shtator dy takime të tjera në ‘Elbasan Arena’. Pas tri ditëve Reja me të tijtë duhet të bëjnë llogaritë me Hungarinë në 19:00 dhe në 8 shtator ndaj San Marinos 20:45.

Formacioni i mundshëm: Shqipëria:

Berisha;Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Hysa, Bare, Gjasula,Abrashi,Trashi; Manaj, Cikalleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!