Nis valsi i trajnerëve, “Pep-Arteta dhe Klop -Tuhel”

Miqësia me Pep nuk ‘vlen’, Arteta rrezikon vendin e punës.

Kampionatet elitare në fushë. Në Premier nis që në 13:30 me superndeshjen Mançester Siti- Arsenal dhe mbyllet me një tjetër duel titanësh në 18:30 teksa do takohen Liverpul- Çelsi.

Nëse Mikel Arteta trajneri i topçinjëve sot e ka pisk (metaforikisht në dorë të profesorit Guardiola pasi rrezikon shkarkimin) te dueli Liverpul-Çelsi përpos kualiteteve në fsuhë do të ketë dhe një duel gjerman në pankinë. Klop- Tuhel me këtë të fundit i cili u shpall trajneri më i mirë i vitit nga UEFA.

Ndërkaq do të luhet edhe në Francë (dy takime), Itali (4), Gjermani (6) dhe Spanjë (4). Në La Liga spikasin: Selta- Bilbao dhe Betis- Real Madrid (22:00)

Seria A sheh Atalanta- Bolonja, Lacio- Specia, Fiorentina- Torino dhe Juventus Empoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!