Martini: Teuta flet në fushë, mbrojmë titullin

Teuta ju mbyll gojën zërave të ndyshëm të cilët në raste sporadike thumbonin se titulli i durrsakëve nuk ishte plotësisht i merituar. Sot mposhti 3-0 Vllazninë në finalen e Superkupës duke shënuar një fitore të permasave të mëdha ndaj një rivali të fortë si Vllaznia.

Edi Martini trajneri që po fiton pafundëisht në krye të Teutës u shpreh për RTSH pas trofeut se ky sukses flet edhe për zërat kundër të sezonit të shkuar.

Martini tha: “Jemi në vazhdimësinë e lojërave të sezonit të shkuar. Kjo tregoi se kush e meritonte kampionatin vjet, pasi kemi pasur rivalitet të gjatë me Vllazninë.

Edhe vjet e nisëm me trofe, më pas fituam titullin kampion. Shpresoj ta realizojmë sërish të njëjtën gjë . Normalisht është rrugë e vështirë. Do jetë luftë e ashpër, pasi edhe skuadrat e tjera janë shumë të forta”.

“Merkato? Presim një lojtar, ose dy. Deri më datë 5 që është e hapur merkato ndoshta përforcohemi sërish. Gjithsesi edhe këta lojtarë janë shumë të mirë, por kampionati është i gjatë dhe duhet një grup i plotë”, tha mes të tjerash Martini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!