Sezoni nis me trofe, Teuta- Vllaznia sot në Elbasan

Superkupa e 28-të : Teuta- Vllaznia (19:00) ‘Elbasan Arena’
Pas një ndërprerje relativisht të gjatë, futbolli elitar në Shqipëri, nis zyrtarisht sot me Superkupën e Shqipërisë.

Në ‘Elbasan Arena’ ora 19:00, finalja e saj mes fituesit të titullit kampion 2020-21, Teutës dhe fituesit të Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë.

Një takim i cili do të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh (30% e kapacitetit të stadiumit). Absolutisht risia vjen nga fakti që për herë të parë në Shqipëri do të përdoret teknollogjia VAR.

Në fushë, sipas asaj që kanë projektuar klubet, gjithëçka mbetet për tu parë. Si Teuta ashtu dhe Vllaznia kanë operuar ndjeshëm në merkato. Trofeu duket 50-50.

Formacionet e mundëshme:

Teuta: Qirko; Todorovski,A. Selmani,Ivanoviç,Xhekson; Aleksi, A.Daja,E. Vila,Kallaku, Plaku,Gjorgiev. Tr: Edi Martini.

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili,Dinje, Bulatoviç, Jonuzi, Krymi, Heriç, Kruja,Latifi, Gjurgjeviç. Tr: Tomas Brdariç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!